Haradinaj takohet me ushtarakë nga Amerika

Aktuale

Haradinaj takohet me ushtarakë nga Amerika

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion ushtarak amerikan me të cilët ka biseduar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Prita sot një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët diskutuam për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në. Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.  Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat