Haradinaj: Nëse lëshojmë pe për taksën para njohjes, do ta kemi më vështirë

Aktuale

Haradinaj: Nëse lëshojmë pe për taksën para njohjes, do ta kemi më vështirë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:10
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë në mos heqjen e taksës si kusht për njohje nga Serbia, ndërsa u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm i izoluar në rajon.

Ai në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka folur rreth diskutimeve që ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë sa i përket çështjes së heqjes së vizave, teksa ka sqaruar se taksa nuk është kusht për liberalizim. 

Haradinaj: Taksa nuk lidhet me vizat

“Ju siguroj që vizat nuk i kemi larg për t’i marrë. Sot kemi pasur në takim ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Spahn. Kemi biseduar edhe me të për këtë temë.  Jemi në punë, nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat. Ajo nuk është e lidhur me taksën. Sikurse ta vendosnim liberalizimin, do të na krijojë një atmosferë krejt tjetër në Ballkan, pasi ne jemi të vetmit të izoluar. Kemi plotësuar kriteret, por nuk janë të lidhura. E vërteta për pezullim të taksës ekziston, është prezentë, bile unë e them ndryshe, pasi mendoj se është një kërkesë për të na disiplinuar për të pranuar ndonjë zgjidhje edhe më shumë kompromise  në marrëveshjet finale me Serbinë. E vërteta është se prej nesh nuk kanë mbetur shumë çka me dhënë. Ne kemi të koordinuar Ahtisaarin, kemi kryer obligimet që kemi pasur. Tani nuk kemi çfarë të japim për njohje, por mund të japim një partner ekonomik pà «r Serbinë, sepse kur të na njohë Serbia hiqet edhe taksa”, tha Haradinaj.

Për më tepër kreu i Qeverisë së vendit ka shprehur qëndrimin sa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila është vendosur në nëntorin e kaluar.

Haradinaj: Nëse lëshojmë pe për taksën, do ta kemi më vështirë

"Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta...Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale, pasi që nëse jep një shembull të tillë, kërkesat do të rriten për një konsensus më të madh dhe për kompromis më të madh”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nga mediat në lidhje me qëndrimin e Francës ndaj Kosovës dhe vizitën e presidentit Emmanuel Macron sot në Beograd, kryeministri Haradinaj theksoi se Parisi zyrtar ka njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues dhe se nuk ka ndryshim  në raportet ndërmjet dy shteteve.

E përsërit Haradinaj: Taksa hiqet kur të na njeh Serbia

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur se taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake hiqet në ditën kur Serbia e njeh Kosovën si shtet.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë Haradinaj ka përmendur edhe punën e vizave për të cilat tha se nuk është larg dita kur do të udhëtojnë në Evropa pa viza ndërkohë që ka thënë se kjo çështje nuk ka lidhje me taksën.

"Vizat nuk i kemi larg mi marrë. Jemi në punë, nuk është e lidhur me taksën. Kërkesa për pezullim të taksës ekziston. Më  shumë është si mënyrë për disiplinime. Kur të na njeh Serbia hiqet taksa", tha  Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe vizitën e presidentit të Francës Emanuel  Macron  në Serbi, ku tha se raportet Kosovë-Francë janë po ato që kanë qenë, në nivel të mirë bashkëpunimi.

Gjatë vizitës në Vushtrri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim  me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.  Haradinaj e përgëzoi kryetarin e Vushtrrisë për punën që po bën  dhe i premtoi ndihmë nga Qeveria.

“Më ka bërë përshtypje puna e kryetarit Xhafer Tahiri, është i fokusuar në tema, vrapon pas punëve. Nivel i qendror ka mundur të bëjë më shumë për këtë qytet.  Vushtrria është pa stacion të autobusëve. Zgjerimi i rrugës dhe unaza e qytetit janë projektet që biseduam me kryetarin", tha Haradinaj. Ndërsa   Tahiri theksoi se nga ky takim morën mbështetje nga kryeministri Haradinaj.  " Na keni nderuar me ardhjen tuaj sot këtu. Kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm për punët e mira që po bëjmë. Morëm mbështetje nga  kryeministri për zgjerimin e rrugës Vushtrri- Mitrovicë, e cila do ta lidhë gjithë veriun. Për projektet e tjera si unaza e qytetit morëm mbështetje. Qeveria po vazhdon me projektin për parkun", tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat