PSD kërkon zbatimin e aktgjykimit për qasje në dokumentacionin e "Kosova e Re" - Bota Sot
PSD kërkon zbatimin e aktgjykimit për qasje në dokumentacionin e "Kosova e Re"

Aktuale

PSD kërkon zbatimin e aktgjykimit për qasje në dokumentacionin e "Kosova e Re"

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:15
Ilustrim

Procesi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, vazhdon të përcillet nga mungesa e transparencës.

Së fundi, Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, të cilat me plot vëmendje e kanë përcjellë procesin e ndërtimit të TC “Kosova e Re” për vite me radhë, kanë shprehur shqetësimin pasi që iu është refuzuar qasja në dokumentet që lidhen me këtë proces. 

Për këtë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate përmes deputetit Dardan Sejdiu, sot ka nisur në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka, kërkesën për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për lejimin e qasjes në dokumentacionin për Termocentralin "Kosova e Re".

“Mos lejimi i qasjes në këto dokumente përbën degradim dhe ngushtim të vëllimit të lirisë së qasjes në informata të garantuara edhe me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike”, thuhet në deklaratën për media të PSD-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...