Haradinaj reagon pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve

Aktuale

Haradinaj reagon pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:44
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e tri Universiteteve Publike, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili këtë vendim e quan të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.


Postimi i plotë:

Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat