Mbyllja e universiteteve publike dhe kolegjeve: Ministri Bytyqi konferencë urgjente për media

Aktuale

Mbyllja e universiteteve publike dhe kolegjeve: Ministri Bytyqi konferencë urgjente për media

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:18
Ministri Bytyqi

Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike, Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shyqri Bytyqi do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme.

Kjo konferencë pritet të mbahet nga ora 18:15 minuta në objektin e Ministrisë së Arsimit.

Ndryshe, sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

E për këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili këtë vendim e a quajtur të papranueshëm.

“Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat