Demi ironizon me Haradinajn për Universitetet: E ka pa prej bjeshkëve gjatë një ecje fundjave - Bota Sot
Demi ironizon me Haradinajn për Universitetet: E ka pa prej bjeshkëve gjatë një ecje fundjave

Aktuale

Demi ironizon me Haradinajn për Universitetet: E ka pa prej bjeshkëve gjatë një ecje fundjave

Nga: G.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:05
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka reaguar pas vendimit për mbylljen e Universiteteve në Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Demi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj kryeministrit Haradinaj, i cili ka thënë se vendimi është i papranueshëm dhe se duhet të veprohet që të zgjidhet çështja, përcjell Bota sot.

Po ashtu, Demi ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë se e kemi të gjithëdijshëm dhe se derisa thotë se janë plotësuar kriteret për akreditim, këtë e ka parë prej bjeshkëve gjatë një ecje në fundjavë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Çka na duhen institucionet profesionale të arsimit e agjencitë e pavarura, kur e kemi Kryeministrin të gjithëdijshëm? Kryeministri po thotë se janë plotësu kriteret për akreditim. Këtë e ka pa prej bjeshkëve gjatë një ecje fundjave.

Me rëndësi studentët me mar një copë diplome edhe me ik në Gjermani me i hi përgaditjes profesionale prej fillimit.

"Na guxojmë me shkatërrue", motoja ma reale e partisë së kryeministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...