Gjinovci paralajmëron Haradinajn: Do të padisim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Aktuale

Gjinovci paralajmëron Haradinajn: Do të padisim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:14
Drejtori i Organizatës për Rritjen e cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci

Drejtori i Organizatës për Rritjen e cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci ia ka tërhequr vërejtjen kryeministrit Haradinaj që të mos ndërhyjë në vendimet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Organizata që ai drejton është e shqetësuar për nivelin e ulët të informimit të Haradinajt në lidhje me çështjen e mos-akreditimit të universiteteve publike nga Këshilli Shtetëror për Cilësi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Gjinovcit:

KRYEMINISTËR, MOS E PËRSËRISNI GABIMIN!

ORCA është e shqetësuar me nivelin e ulët të informimit të Kryeministrit dhe zyrës së tij lidhur me çështjen e mosakreditimit institucional të universiteteve publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës. Mosakreditimi institucional do të thotë pamundësim i regjistrimit të studentëve vetëm për këtë vit, ndërkohë që këto institucione do të vazhdodjnë të punojnë normalisht madje duke u përgatitur për aplikim për akreditim sërish vitin e ardhshëm.

Si Kryeministër i vendit zt. Haradinaj në vitin 2018 ia ka dhuruar Kosovës përjashtimin nga EQAR dhe degradimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditimin në Asociancionin Europian ENQA, nga “anëtar” në “anëtar nën vëzhgim”. Kjo ka ndodhur si pasojë e shkarkimit të bordit të kaluar të Agjencisë. Si rrjedhojë, Agjencia e Kosovës për Akreditim në shtator të këtij vitit do ta marrë vendimin përfundimtar për vazhdim apo jo të anëtarësisë në ENQA. Ndërhyrja e sotme nga Kryeministri, e dyta me radhë, qoftë edhe si deklaratë, tashmë e rrezikon Agjencinë për përjashtim nga Asociacioni Europian ENQA.

Veprimet a paralajmëruara të Kryeministrit çfarëdo qofshin ato do të jenë të paligjshme dhe në shpërputhje me 1. Me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe 2. Ligjin për Agjencitë e Pavarura. ORCA rikujton se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës dhe se çfarëdo vendimi nga ana e Kryeministrit Haradinaj do të kallëzohet penalisht nga ORCA si keqpërdorim i detyrës zyrtare.

ORCA u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të reagojnë për ruajtjen e pavarësisë së agjencive të pavarura, ndërkohë u bën thirrje partive politike të përmbahen nga populizmi.

ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat