Publicisti njohur: Kosova asnjëherë nuk ka patur politikë kaq destruktive dhe më të pamoralshme

Aktuale

Publicisti njohur: Kosova asnjëherë nuk ka patur politikë kaq destruktive dhe më të pamoralshme

Nga: Valon Rogova Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:17
Liri Loshi

Publicisti njohur, Liri Loshi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se Kosova asnjëherë në historinë e vet nuk ka patur politikë më destruktive dhe më të pamoralshme, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Loshit:

Mund të jesh spiun i njëmendët i Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Rusisë e i dreqit e i t’birit dhe kush një fjalë të keqe nuk ta flet. Por, nëse konfonton pilitikanët mafiozë, mbaju mirë, se edhe po të jesh i pastër si ari, atyre apo sagarëve të tute do të iu “kujtohesh”si njeri i dyshimtë kombëtarisht! Kosova kurrë në historinë e vet nuk pasur një kastë të këtillë politike që në emër të patriotizmit e shkatërrojnë shtetin e vet. Këta pra janë shumë më të kqinj, më destruktivë, më të pamoralshëm, më të poshtër dhe më të pamëshirshëm se ata që e kanë zhvatur Kosovën në emër të bashkimit e vëllazërimit me popujt sllavë! Shkallën e poshtërsisë së këtyre nuk e kalojnë titistët, po as vetë millosheviqistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat