Mulhaxha-Kollçaku për mbylljen e tri Universiteteve: Telenovela vazhdon

Aktuale

Mulhaxha-Kollçaku për mbylljen e tri Universiteteve: Telenovela vazhdon

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:17
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, thotë se mosakreditimi për një vit rresht i Universiteteve publike janë krijuar për qëllime elektorale, përcjell “Bota sot”.

Mulhaxha-Kollçaku, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi e cila ka thënë se procesit të mirëfillte të akreditimit duhet t'i nënshtrohen të gjitha institucionet arsimore.

Ndryshe, Këshilli Shtetëror për Cilësi ka marrë vendim për mbylljen e tri Universiteteve Publike.

Postimi i plotë:

Një vit mosakreditim për Universitetet publike të krijuara për qëllime elektorale, një vit hapësirë për ato private.
Telenovela vazhdon. Shihemi vitin tjetër.
Përndryshe procesit të mirrëfilltë të akreditimit duhet t'i nënshtrohen të gjitha institucionet arsimore.

#stopimprovizimeve
#stoppërfitimevenëkurriztëstudentëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat