Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratës ku tha se nuk kanë bërë luftë me LDK-në, dhe se kolaboracionistët janë vrarë natyrshëm.
Lidhur me këtë, analisti Haziri pyet deputetin e PDK-së se kush janë kolaboracionistët, për të cilët flet ky i fundit.
“A ishin të tillë Enver Maloku,Kol.Ahmet Krasniqi,Haki Imeri, Ismail Berbatovci, Xhemajl Mustafa, Ismajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Shefki Popova, Kol.Tahir Zemaj, Ukë Byutyqi, Ismet Raci e shumë të tjerë. Këta si vrau “reja” o Nait”, shkruan Haziri.
Ja shkrimi i tij në Facebook:
Nait Hasani: S’kemi bërë luftë kundër LDK’së, kolaboracionistët janë vrarë natyrshëm
Kush janë kolaboracionistët, o Nait. A ishin të tillë Enver Maloku,Kol.Ahmet Krasniqi,Haki Imeri, Ismail Berbatovci, Xhemajl Mustafa, Ismajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Shefki Popova,Kol.Tahir Zemaj, Ukë Byutyqi, Ismet Raci e shumë të tjerë. Këta si vrau “reja” o Nait.
DREJTËSI, JO HAKMARRJE !(n.h)