Largimin e kuadrove në Gjermani, Uran Ismaili e quan ditë historike për Kosovën, me qesh a me qajtë

Aktuale

Largimin e kuadrove në Gjermani, Uran Ismaili e quan ditë historike për Kosovën, me qesh a me qajtë

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:28
Pamje nga takimi

Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë dhe këtë mungesë mund ta kompensojë vetëm me ardhjet nga vendet tjera. Kështu deklaroi sot në Prishtinë ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka quajtur ditë historike për Kosovën për faktin se kemi një zotim të Gjermanisë se do të ndihmojnë shëndetësinë e Kosovës

“Sot është një ditë historike për Kosovën për faktin se kemi një zotim të Gjermanisë se do të ndihmojnë shëndetësinë e Kosovës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është një hap i ri për të krijuar një sistem modern shëndetësor ne vend. Qëllimi i Kosovës mbetet që të merr praktika më të mira evropiane”, tha Ismaili.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se largimi i kuadrove drejt Gjermanisë, ministri Uran Ismaili e quajti ditë historike për Kosvën, përcjell “Bota sot”.

Me qesh a po me qajtë ka pyetur Krasniqi.

"Largimin e kuadrove drejt Gjermanise, ministri i shendetesise Uran Ismaili e quan dite historike per Kosoven. Me qesh apo me qajte?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat