Armend Zemaj tregon arsyen se pse Tahir Zemaj ka qenë i urrejtur

Aktuale

Armend Zemaj tregon arsyen se pse Tahir Zemaj ka qenë i urrejtur

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:06
Armend Zemaj

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit edhe nipi i Kolonelit Tahir Zemaj, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7 për të folur për jetën e axhës së tij.

Ai ka treguar se pse axha i tij ishte njeri i urrejtur nga persona të caktuar.

“Zemaj është i vetmi oficer që për nga hierarkia është disloku me njësi operative në terren. Në kuader të FARK. Është komandanti i parë që është ballafaqu me çlirimin aktiv të Kosovës dhe mbrojtjen popullatës civile aty ku ka operu”, ka treguar Zemaj.

“Kundërshtimi dhe sulmet kanë ardhur në mënyrë të vazhdueshme”

Armend Zemaj tergon gjithashtu se ka pasur shkrime të shumta të mediumeve të asaj kohe kundër Kolonelit. Kjo për shkak se ata kanë dashur të hedhin baltë mbi emrin e tij.

“Diku 40 mijë shkrime janë bërë kundër librit. Që janë munduar të hedhin baltë. Por është e faktume se ata njerëz që kanë shkruar kanë qenë kundër ideologjisë ose e kanë bërë për shkak të përfitimit material”, thotë Zemaj.

“Këtë e kanë për për shkak se kanë dashur të zënë pozitë për të zhvatur paranë publike apo të marrin kompetenca mbi luftën”

“Në vitit 2002/03 ka pasur gazeta që në baza ditore kanë shkruar kundër Tahir Zemajt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat