“Librin e Tahir Zemajt e blenë në mënyrë të organizuar që të mos arrijë tek lexuesit”

Aktuale

“Librin e Tahir Zemajt e blenë në mënyrë të organizuar që të mos arrijë tek lexuesit”

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:50
Tahir Zemaj

Nipi i Tahir Zemajt, Armendi, ishte i ftuar të hënën në emisionin Pressing të televizionit T7. Me të u diskutua në lidhje me ish kolonelin, Tahir Zemaj.

Në lidhje me librin rreth jetës dhe luftës së kolonelit Tahir Zemaj, Armendi thotë se ka pasur kërkesë të madhe në vazhdimësi për blerjen e këtij libri.

“Libri është botuar në kohën sa ka qenë gjallë koloneli dhe është i ndarë në dy pjesë”, tregon Armend Zemaj.

Por deputeti në Kuvendin e Kosovës ka treguar se shpërndarja e këtij libri ka qenë shumë e shpejt.

“Më duhet të potencoj se libri kur është shpërnda, është pa që është larguar shumë shpejt nga tregu. Kjo i ka dy arsye ka qenë interesimi i madh kur ka qenë promovimi i librit”, ka thënë Zemaj.

“Por më duhet të potencoj se atë kohë sulmet ndaj aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK’së kanë qenë të shumta. Më vonë, sipas informatave të sakta individë të organizuar kanë blerë librin në masë të konsiderueshme që të mos plasohet në dorë të lexuesve”

Tutje, Zemaj shton se planet kanë qenë që të vazhdohet me publikimin e librit mirëpo tregon arsyen se pse kjo nuk ndodhi.

“Fatkeqësisht e dini se në janar të 2003 ka ndodh vrasja dhe interesimi jonë për shkak të ngjarjeve dhe interesimeve tjera nuk kemi arritë të ua japim në dorë lexuesve”

Por gjithsesi Armend Zemaj cek se ribotimi është origjinal “gërmë për gërmë”.

Zemaj ka thënë se libri për jetën e axhës së tij, Kolonelit Tahir Zemaj, ka qenë tepër i madh.

“Në promovimin e librit pjesmarrja ka qenë më shumë se 500 persona që nuk është pa në promovime tjera”, ka thënë Armend Zemaj.

“Kjo dëshmon se njerzit janë të interesuar për të vërteteën e luftës dhe jo nga ata që kemi parë duke bërë sfilata në emisione të shumta por nuk kanë pasur kontakt as fizik e as ushtarak, politikë, shoqëror me Kolonelin Tahir Zemaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat