Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Bota Sot
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 07:27
Ilustrim

Banorët e Zahaqit protestojnë ndaj vendosjes së ndarësve të traseve. (Zahaq, Pejë, ora 09:00 – 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin britanik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë raportin e auditimit për Postën dhe Telekomin.

(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, në të cilën do të behët votimi i raportit vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)   

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00) 

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 14:00)Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë. (Fabrika “Solid”, ora 14:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti” në Suharekë. (Fabrika “Graniti”, ora 15:30)Kryeministri Ramush Haradinaj viziton bizneset e Suharekës. (Zona industriale, Shkolla Profesionale, ora 16:00) Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest11. (Teatri Kombëtar, ora 21:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...