Haradinaj: Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe

Aktuale

Haradinaj: Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe

Nga: A.SH Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj dhe Andrew Page

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritu sot në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkëbiseduam rreth temave aktuale politike në Kosovë, e në veçanti për dialogu me Serbinë për arritjen e një Marrëveshjeje finale, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi në Facebook:

Marrëdhëniet bilaterale me Britaninë e Madhe si partner strategjik i Kosovës, po thellohen në të gjitha aspektet.

Prita në takim një delegacion britanik të kryesuar nga, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Foreign Office. Bashkëbisedim i hapur rreth temave aktuale politike në Kosovë, rajon e më gjerë, me theks të veçantë dialogu me Serbinë për arritjen e një Marrëveshjeje finale, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Britania në vazhdimësi i ka qëndruar në krah Kosovës duke e mbështetur sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat