Haradinaj e përsërit: Është gabim vendimi për tri universitetet

Aktuale

Haradinaj e përsërit: Është gabim vendimi për tri universitetet

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç;rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Duke komentuar  deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi Haradinaj tha se ajo deklaratë është në suazën e këshillave.

“Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që gjeni kompromis. Është diçka e logjikshme një gjë e tillë. Nëse flasim për kompromis është nëse e heqim taksën për njohjen. Mund të jetë kompromis heqja  e taksës”, tha Haradinaj. Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që ua ka ndaluar regjistrimin e studentëve të rinj tri universiteteve publike.. Sikurse një ditë më herët për Haradinajn ku vendim është i papranueshëm.

"Për kriteret e akreditimet e programeve ata janë profesionisë dhe i dinë. Por për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të  lejojmë  që nxënësit të mbesin jashtë”, tha ai. Kryeministri është pyetyr edhe në lidhje me deklaratën e deputetit të Nismës Zafir Berisha i cili ka thënë se autostrada e Dukagjinit mund të jetë ndarje të rrugëve për AAK-në dhe Nismën. "Zgjedhjet janë demokraci, të shëndetshme, kurdo që parlamenti merr vendim. Nuk kemi histori të keqe me zgjedhje. Për mua është jetike autostrada në atë pjesë", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat