Veseli në ShBA, diskuton edhe për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Veseli në ShBA, diskuton edhe për ushtrinë e Kosovës

Nga: Z.B Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:15
Pamje nga takimi

Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se në vazhdim të vizitës në SHBA, ka takuar edhe Senatorin demokrat Gary Peters dhe Kongresmenin republikan Vern Buchanan, përcjell “Bota sot”.

Veeli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se me Senatorin Peters theksuam më shumë çështjet e sigurisë dhe të ardhmen e ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në vazhdim të vizitës sime në Washington, takova edhe Senatorin demokrat Gary Peters dhe Kongresmenin republikan Vern Buchanan, me të cilët diskutova për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.
Me Senatorin Peters theksuam më shumë çështjet e sigurisë dhe të ardhmen e ushtrisë së Kosovës, ndërkaq me Kongresmenin Buchanan diskutimi jonë u përqëndrua kryesisht në fushën e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat