Haradinaj i përgjigjet Macronit

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Macronit

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç’rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Duke komentuar deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi Haradinaj tha se ajo deklaratë është në suazën e këshillave.

“Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që gjeni kompromis. Është diçka e logjikshme një gjë e tillë. Nëse flasim për kompromis është nëse e heqim taksën për njohjen. Mund të jetë kompromis heqja e taksës”, tha Haradinaj. 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për t’iu rikthyer dialogut me Serbinë me kushtin që do të diskutohet për marrëveshje brenda kufijve ekzistues.

“Ajo çka kërkon Kosova është shumë bazike. Kemi kërkuar një kornizë marrëveshjeje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Kjo kornizë marrëveshjeje duhet me qenë korniza se çka negociojmë dhe asgjë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat