Ministrja Hoxha ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Aktuale

Ministrja Hoxha ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Nga: A.SH Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:34
Dhuarata Hoxha dhe

Ministrja për Integrime Evropian, Dhuarata Hoxha ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad.

Ministrja Hoxha ka vlerësuar ambasadorin për angazhimin e tij dhe përkrahjen e gjithanshme për proceset integruese të Norvegjisë.

Postimi në Facebook:

Në takimin lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, vlerësova angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme për proceset integruese të Norvegjisë.

Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë shembullore dhe kësaj i keni kontribuar shumë, z. Ambasador. Ju keni thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin, duke e bërë rrugën tonë në procesin integrues më të lehtë dhe më të avancuar. Gjithhsesi, rruga jonë, miqësia jonë nuk do të ndalen me përfundimin e mandatit Tuaj në Republikën tonë.

Miqësia si ajo e ambasadorit Per Strand Sjaastad, është vlerë për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat