Limaj e Sherifi presin në takim delegacionin nga Britania e Madhe, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Limaj e Sherifi presin në takim delegacionin nga Britania e Madhe, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 13:05
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i GP të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim një delegacion britanik të kryesuar nga Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Limaj ka thënë se bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe se do të angazhohet që Kosova të flas më një zë në këtë proces!

Për Kosovën, thotë Limaj, është shumë më rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë së Madhe, sepse kjo, sipas tij, i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

“Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i pa alternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri te arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe ne do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces!

Këtë qëndrim ia shpalosa delegacionit britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme.

Në takim me mysafirët nga shteti mik, Britania e Madhe, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat