Si kishte ndodhur përplasja Dreshaj-Gashi-Haliti

Aktuale

Si kishte ndodhur përplasja Dreshaj-Gashi-Haliti

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:14
Përplasja Dreshaj-Gashi-Haliti

Përleshja ndërmjet deputeteve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi ka ndodhur me 18 maj 2018 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por vetëm tani Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Halitit.

Ndërsa, në këtë përleshje ishte përfshi edhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, ndaj të cilit është ngritur aktakuza për veprën penale “kanosje”.

 Në 17 maj 2018, dy deputetët ai i PDK-së dhe ai i LDK-së janë sharë me fjalë banale ndërmjet vete, por një ditë më vonë Haliti dhe Gashi ishin përleshur edhe fizikisht.

Ngjarja kishte ndodhur, pasi që nënkryetari i Kuvendi, Haliti pasi kishte mbushur fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e pati sulmuar fizikisht Gashi.

Në këtë rast, ka ndërhyrë edhe deputeti i AAK-së, Dreshaj, por deputetet tjerë i kanë ndaluar që të mos eskalojë edhe më tej situata.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat