Haradinaj thotë të jetë i informuar për situatën e fundit në Telekom

Aktuale

Haradinaj thotë të jetë i informuar për situatën e fundit në Telekom

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 14:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar edhe vendimin e Z-Mobile për ta dërguar te përmbaruesi Telekomin e Kosovës duke thënë se është i informuar për këtë, por ky nuk është vendim final.

Sipas Haradinajt , pala në këtë rast partneri i deritashëm e dërgon në përmbarim Valën, kjo e fundit i  shfrytëzon elementet ligjore dhe është herët të japin përgjigje.

 “Unë e respektoj vendimin e menaxhmentit në qëndrimin që kanë marrë dhe do ta përkrahim që ta zhvillojnë Telekomin. Vala nuk e ka mohuar  asnjëherë borxhin, por ka kërkuar pagesë në mënyra të tjera. Borxhi është vështirë i shmangshëm, por nuk ndikon në bankrotimin e aktivitetit të Valës”, tha Haradinaj.

Këto deklarata i ka bërë sot gjatë një vizite në komunën e Suharekës ku është takuar me kryetarin Bali Muharremaj dhe ka vizituar Fabrikën e Këpucëve “Solid”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat