Haxhi Avdyli: Po zhvaten milionat në emër të patriotizmit tallava

Aktuale

Haxhi Avdyli: Po zhvaten milionat në emër të patriotizmit tallava

Nga: V.R Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:49
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e LDK-së, ka komentuar zhvillimet e fundit të autostradës në rajonin e dukagjinit, ku siç shprehet ai, ky rajon s’është edhe fort i nevojshëm, shkruan “Bota sot”.

Ai, thotë se para se të ndërtohen autostrada të reja, do të ishte mirë që paraprakisht të përfundojnë autostradat që lidhin dy kryeqytetët kryesore të shteteve shqiptare.

Postimi plotë i Avdylit:

Para se të ndërtojmë autostrada të reja miliardëshe, e hekurudha ,do ishte mir shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës të përfundonin autostradat e tyre që do lidhte 2 kryeqytetet e tyre. Tani për tani autostrada "Ibrahim Rugova" mund të quhet Autostrada Milot -Arllat e jo Tiranë-Prishtinë (shih foton e google earth). Nga Arllati deri në Prishtinë kjo rruga me 4 korsi përveq traktorëve e njerzëve që kalojnë, shpesh bagëtitë shëtiten permes rrugës. Tallava patriotizmi e dëshira e madhe për zhvatje të milionëve ua ka verbuar sytë dhe nuk shohin pertej hundës dhe mahallave të veta. Dy kryeqytetet shqiptare me klasat politike më të padijshme e më të mbrapshta që nga Ismail Qemali e këndej. Asnjë projekt madhor kombëtar nuk janë gjendje ta përfundojnë deri në fund dhe krejt patriotizmi tyre fillon me këngë patriotike e mbaron të tenderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat