Ja çfarë përmbante marrëveshja e Oslos dhe çfarë kishte deklaruar Ahmet Krasniqi para se të vritej

Aktuale

Ja çfarë përmbante marrëveshja e Oslos dhe çfarë kishte deklaruar Ahmet Krasniqi para se të vritej

Nga: N.H Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:34
Kolonel Ahmet Krasniqi

Në takimin e Oslos, të mbajtur në vitin 1998, thuhet se ishin diskutuar çështje të ndryshme rreth mënyrës së si do të zhvillohej lufta në Kosovë, ndërsa, aty morën pjesë dy delegacione, ai UÇK-së i kryesuar nga Adem Demaçi me anëtarët Xhavit Halitin, Fatmir Zymeraj dhe Shaban Muja, si dhe delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes në përbërje të Ahmet Krasniqit dhe Agim Mehmetit.

Mirëpo, së fundi në rrjetet sociale kanë dalë tashmë dëshmi tjera. Pra, ajo se çfarë realisht përmbante ajo marrëveshje.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, bashkëpunëtorët e kolonel Ahmet Krasniqit, tregojnë se çfarë kishte deklaruar kolonel, Ahmet Krasniqi, për këtë marrëveshje dhe çfarë përmbante në realitet marrëveshja e Oslos.

Aty flasin Major Nazif Ramabaja, Saim Tahiraj dhe të tjerë veprimtar të çështjes kombëtare.

Në vazhdim mund ta shikoni videon e plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat