Ministri i Arsimit “ka rekomanduar shuarjen e universiteteve” - Bota Sot
Ministri i Arsimit “ka rekomanduar shuarjen e universiteteve”

Aktuale

Ministri i Arsimit “ka rekomanduar shuarjen e universiteteve”

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:21
ilustrim

Blerim Rexha, ish-drejtor i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka akuzuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për “fshehje dore” në rastin e vendimit të mosakreditimit të tri universiteteve publike, në Pejë, Mitrovicë e Prizren.

Sipas Rexhës, vetë ministri Bytyqi kur kishte marrë mandatin kishte bërë një studim fizibiliteti dhe kishte nxjerrë rekomandim që këto universitete dhe disa të tjera publike duhet të mbyllen, ndërsa tani ministri ka kritikuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë për vendimin e së hënës.

“Që situata në arsimin e lartë s’është mirë e dimë të gjithë. Në krahasim me rajonin e Evropën, jemi të fundit. Kur edhe shohim deklaratat e ministrit janë sikur fëmijët që gjuajnë gurin e fshehin duart. E largoi fillimisht atë komision dhe më pas bëri raportin e fizivilibetit. Dhe aty thuhet se Gjakova, Peja, Mitrovica e të tjerët do të mbesin pa universitete. Qysh atëherë ka bërë të qartë që të mbyllen këto universitete. Ka bërë studim fizibiliteti. Nuk e di me kë e ka bërë. Ka dalë me rekomandim që këto universitete të shuhen. Kur ka pa tani se kjo do të kthehet ndoshta në vota, fsheh dorën dhe hedh fajin te Këshilli Shtetëror i Cilësisë”, ka thënë Rexha në Rubikon të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk pret rezultate më të mira nga ky ministër.

Ka fajësuar edhe udhëheqësit e universiteteve se nuk i kanë marrë me seriozitet rekomandimet e KShC-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...