Vlora Çitaku habitet në Izrael: Askush më shumë se hebrenjtë nuk e do vendin e vet

Aktuale

Vlora Çitaku habitet në Izrael: Askush më shumë se hebrenjtë nuk e do vendin e vet

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:35
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka dhënë një intervistë për mediumin Times of Israel ku ka biseduar shumë tema të ndryshme.

Mediumi fillon duke e prezantuar Çitakun para lexuesve duke treguar se ajo ka qenë ministre e Kosovës për Integrime Europiane. Pastaj u bë zyrtarja e aprë nga vendi ynë që kaloi kufirin me Serbinë, shtet që nuk e pranon pavarësinë.

Javën e kaluar Çitaku vizitoi Izraelin.

Por Kosova nuk ka lidhje diplomatike me Izraelin. Dhe kjo sipas Çitakut është për të ardhur keq.

“Isha e mahnitur me potencialin e këtij vendi”, ka thënë 38 vjeçarja.

“Fatkeqësisht jo shumë banorë nga Kosova kanë mundësi të udhëtojnë këtu, por populli ynë e sheh Izraelin si një shembull se si duhet të ndërtohet shteti. Sikur këtu, edhe ne kemi të rinjë dinamikë, të menqur dhe kompetent që janë shumë kreativ dhe inovativ”, ka shtuar Çitaku.

Çitaku ka kryer vizita në rënojat e Masadës, ka eksploruar kështjellat e kryqzatave në Akko dhe bëri selfie në Detin e Vdekur. Gjithashtu vizitoi edhe kufirin me Rripin e Gazës.

“Gjëja më e jashtëzakonshme që kamë mësaur nga kjo vizitë është mënyra unike se si populli çifut e do vendin e vet. Nuk kam parë asnjë popull që e do vendin e tyre kështu” ka thënë ajo.

“Të gjithë e duam vendin tonë, por kurrë nuk kamë parë popull si izraelitët që e dojnë vendin e tyre. Ajo çka e bën shoqërinë çifute të veçantë është fakti se ata janë konsistent. Çifutë nga e gjithë bota janë kthyer këtu për të ndihmuar vendin e tyre”

Times of Israel e përmend gjithashtu spastrimin etnik me të cilin është ëprballuar vendi ynë, si dhe ka treguar një historik të shkurtër shtetit tonë. Mediumi përmend miqësinë e mirë që ka populli shqiptar me amerikanët duke citaur fjalët e Çitakut që ka thënë se nuk ka asnjë popull më proamerikan në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat