Godet me deklaratë të fuqishme veprimtari i njohur: Flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, urdhërdhënësit në PAN!

Aktuale

Godet me deklaratë të fuqishme veprimtari i njohur: Flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit, urdhërdhënësit në PAN!

Nga: N.H Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:17
Xhavit Haliti dhe Ahmet Krasniqi

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, ka folur për luftën e fundit në Kosovë, dhe përplasjet mes shtabit të Rognerit dhe FARK-ut.

Mes tjerash në postimin e tij, ai deklaron se urdhërdhënësit e vrasjeve të cilët sot janë kryesisht në PAN dhe në shtet-kapje, janë kriminel dhe tradhtarë të kombit.

“Nëse të vrarët ishin kolaboracionist, vrasësit e tyre janë heronj, dhe e kundërta ; nëse të vrarët nuk ishin të tillë, por ishin atdhetarë të devotshëm, atëherë vrasësit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve të cilët sot janë kryesisht në PAN dhe në shtet-kapje, janë kriminel dhe tradhtarë të kombit & atdheut”, shkruan mes tjerash ai.

Ja postimi i tij:

S'ecët tutje me dy palë heronjë !

Vetëm njëra palë janë heronjë, tjetra është antipod !

Image
Fatmir Bajraj

Kosova po vend-numëron dhe vuanë nga ngerqi si pasojë e vrasjeve politike të gjatë dhe pas luftës çlirimtare 98/99, nga njëri krah i levizjës së armatosur, përkatsisht i krahut klandestin & rebel i përfaqësuar në LPK-në si krah politik i UÇK-së dhe i pasuar me të vetëquqjtrurën Drejtori Politike e UÇK-së, dhe e SHP të UÇK-së, kundrejt krahut tjetër, legjitim & legal, të Institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga vullneti i Sovranit, siq ishin, FARK-u dhe Ministria e Mbrojtjës n'kuadër t'saj. Vrasjet politike të vetëm një krahu, pra të vetëm zyrtarëve dhe aktivistëve politik të LDK-së dhe të Institucioneve të Republikës së Kosovës, ushtarëve të lirisë të cilët njihnin Institucionet legjitime & legale të Republikës së Kosovës, dhe bartnin me krenari uniformën me emblemën e UÇK-së, konform Marveshjës së Osllos, por që ishin nën komandën ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjës së Republikës së Kosovës dhe Ministrit, Ahmet Krasniqi, vrasjet e bashkpunëtorëve të afert të Presidentit historik Rugova, komandantëve të Zonave Operative dhe deri të atentati ndaj Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, vrasjet e pas luftës të komunarëve (asamblistëve), Kryetarëve të Komunave dhe Deputet të Parlamentit të Kosovës, si dhe vrasja "n'liri" e Komandantit legjitim & legal të ZOD, strategut të Betejës së lavdishme të Loxhës, Kolonel Tahir Zemaj, vrasjet e ish ushtarëve të UÇK-së, inspektor në zbulimin e vrasjeve poltike, Jusuf Haklaj e Sabahate Tolaj, deri të vrasjet e gazetarëve për fjalën publike dhe lirinë e saj !

Të gjithë u vranë dhe ekzekutuan në prita dhe n'pusi të organizuara dhe të realizuare nga krahu i luftës për pushtet, por pa hak dhe pa gjyq nën petkun e likuidimit të njerëzve të rrezikshëm për lirinë e Kosovës dhe si kolaboracionist të armikut, derisa veprën e tyre (krimin), e mbështillnin me vellon e patriotizmit dhe atdhedashurisë. Një luftë vëlllavrasëse e njëanshme : Presidenti historik Rugova, duke njohur mirë armikun shekullor, dhe dorën e zgjatur të tij, kishte paralajmruar me kohë rrezikun, dhe më vonë edhe ndaloj përgjigjën, duke evituar atë që mund të evitohej me mospërgjigje vëllavrasjës e cila dëmtonte substancën dhe kauzën nacionale për liri, dhe qonte ujë n'mulli të armikut shekullor, pra përbiu & gëlltiti vrasjën e njerëzve të devotshëm, por nuk pranoj vëllavrasjën me asnjë çmim. Vrasësit n'shtet-kapje, viktimat të pafat ! Në emër të luftës çlirimtare, krahu i luftës së pabërë kundër armikut, por i luftës vëllavrasëse për pushtet, ka kapur shtetin dhe tre pushtetet e ndara (Legjislativi Ekzekutivi dhe Gjyqësori), përfshi edhe pushtetin e katert, mediat.

Edhe gadi 20 vite pas, asnjë i dënuar për vrasjet politike, asnjë vrasje e zbardhur, ngase vrasësit nuk kapin e as dënojnë vetën, me kot presim një mrekulli të tillë. Krimet po mbajnë peng të ardhmën e vendit dhe të brezave, ngase vetëm zbardhja e vrasjeve politike, kapja e kriminelëve dhe ndeshkimi i tyre, paqëton shoqërinë dhe bënë që heronjët e vertetë të prehën t'lirë e t'qetë n'tokën e amnore dhe në atdheun e t'parëve për t'cilin u flijuan.

Ky fakt, do ndihmonte shoqërinë shqiptare që t'dalloj kriminelët nga heronjët e vertetë, dhe do unifikonte kombin në vlera t'perbashkëta, duke afruar ngusht shoqërinë e polarizuar me dy palë heronjë ; - Për krahun e dalë nga "lufta", pra për PAN-in e sotëm, të vrarët janë ish kolaboracionist të armikut dhe i mori plumbi i tradhëtisë, dhe autorët dhe konstruktoret e këtyre vrasjeve makabër, janë patriot të shquar dhe të zot që eleminuan kolaboracionistet e armikut, derisa ; - Për krahun e dëmtuar të kësaj lufte të njënshme vëllavrasëse për pushtet, pra për familjët e të vrarëve nga kjo dorë e zezë dhe e zgjatur e armikut dhe për shumicën absolute të shqiptarëve të Kosovës, kryesisht në LDK-në e I.Rugovës dhe në spektrin institucionalist e shtetbërës, vlerësimi është diametralisht i kundërt :

Të vrarët n'pabesi, pa hak dhe pa gjyq në luftën për pushtet, janë dhe Heronjë të Kosovës dhe shqiptarisë, derisa ; urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjeve, janë dorë e zgjatur e armikut dhe tradhëtarë të kombit & atdheut. Zatën ; me dy palë heronjë s'mund t'ecim para, ngase s'mund t'jenë heronjë edhe vrasësit edhe viktimat njëkohsisht. Nës t'vrarët ishin kolaboracionist, vrasësit e tyre janë heronjë, dhe e kunderta ; nese të vrarët nuk ishin të tillë, por ishin atdhetarë të devotshëm, atëherë varasësit dhe urdhërdhënëst e vrasjeve të cilët sot janë kryesisht n'PAN dhe n'shtet-kapje, janë kriminel dhe tradhëtarë të kombit & atdheut. Satisfaksioni : T'i dijmë dhe ndajmë, heronjët nga tradhëtarët, kaq ! f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat