Pacolli: Zgjedhja e Von der Leyen, lajm i mirë për Kosovën

Aktuale

Pacolli: Zgjedhja e Von der Leyen, lajm i mirë për Kosovën

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:34
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se zgjedhja e Ursula von der Leyen Presidente e Komisionit Evropian, është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Urime për Presidenten e sapozgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat