O’Connell: Do të mërzitem shumë për Kosovën, por do ta vizitoj shumë shpesh

Aktuale

O’Connell: Do të mërzitem shumë për Kosovën, por do ta vizitoj shumë shpesh

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 00:21
Ruiari O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell pas përfundimit të përballjes Feronikeli- TNS ka folur edhe për përfundimin e mandatit të tij si ambasador në Kosovë.

Tha se do të mërzitet për Kosovën porse do të vijë shumë shpesh këtu.

“Do të mërzitem shumë kur të largohem nga kosova. Për shkak se kosovarët më kanë pritur shumë mirë por edhe pse i kam futur rrënjët këtu edhe ëpr shkak të lidhjeve familjare , por do të kthehem shpesh”, tha ai.

Kurse për përballjen Feronikel TNS ai tha:

“Është hap përpara për futbollin e Kosovës. Mendoj që ka pasur pak mungesë të përvojës. Në pjesën e parë ka pasur menaxhim të lojës por kur pësoi golin ra edhe intensiteti. Kanë treguar aftësi por kanë krijuar edhe shanse por pa mjaftuar të shënoj”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat