Matoshi: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e Dukagjinit - Bota Sot
Matoshi: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e Dukagjinit

Aktuale

Matoshi: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e Dukagjinit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 00:24
Fatmir Matoshi

Edhe partia e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, është kundër projektit për ndërtimin e një autostrade në Dukagjin.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se “më mirë do të ishte që të investohej në zhvillim ekonomik në Dukagjin, sesa në asfalt”.

Ndërtimi i kësaj autostrade, sipas Matoshit, “do të kushtojë rreth 1 miliard euro”.

“Ka nevojë dikush, një institucion, ndoshta pak më i pavarur, pak më profesional, pak më kredibil, të vlerësojë a kemi nevojë për autostradë të Dukagjinit”, ka deklaruar ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Nëse ka nevojë, cila është arsyeja, cilat janë përfitimet që do t’i kenë qytetarët, cilat janë dëmet që mund t’i kenë ata prej saj”, ka thënë më tej ai.

“Duhet të bëhet një tip studimi, të cilin pastaj duhet ta aprovojmë si subjekte politike”, është shprehur Matoshi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...