Mustafa uron Der Leyen: Thellojmë bashkëpunimin Kosovë-BE

Aktuale

Mustafa uron Der Leyen: Thellojmë bashkëpunimin Kosovë-BE

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:13
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, uroi kryetaren e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Mustafa shkroi se e kishte marrë me gëzim lajmin e përzgjedhjes së Der Leyen në postin e presidentes së KE-së, edhe për faktin se ajo vjen nga partia simotër e LDK-së, CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët me partinë e Mustafës në Partitë Popullore Evropiane.

“Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e znj. Von der Leyen presidente e Komisionit Evropian duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe BE-së në rrugëtimin tonë drejt proceseve integruese në rrafshin afatgjatë dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në rrafshin afatshkurtër”, deklaroi Mustafa.

Për LDK-në, Von der Leyen ka një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë qeverinë e shtetit të Saksonisë së Ulët dhe nga viti 2005 si ministre në Qeverinë Federale të Gjermanisë, fillimisht si Ministre e Çështjeve Familjare dhe Rinisë (2005 – 2009), pastaj Ministre e Punës dhë Çështjeve Sociale (2009 – 2013) dhe në fund si Ministre e Mbrojtjes (2013 – 2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat