Murati dorëzon peticionin për heqjen e homologimit: Është plaçkë

Aktuale

Murati dorëzon peticionin për heqjen e homologimit: Është plaçkë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:15
ilustrim

(E plotësuar) -  Hekuran Murati, iniciues i mbledhjes së nënshkrimeve për heqjen e homologimit të automjeteve, sot ka dorëzuar mbi 10 mijë nënshkrime në lidhje me këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.

Murati, pas dorëzimit të nënshkrimeve, tha se me një shtet si ky i yni, që nuk kujdeset për qytetarët e saj, është dashur Bashkimi Evropian dhe Ambasada Amerikane që të reagojnë për heqjen e monopolit për homologim.

“Kërkesa jonë është që të hiqet i gjithë homologimi sepse është një plaçkë prej 100 euro, ngase këtë ka mundur ta bëjë Dogana e Kosovës”, tha Murati.

Për procedurat tjera të këtij peticioni, Murati tha se tash e tutje duhet që gjashtë deputetë ta çojnë këtë proces tutje për ndryshimet ligjore.

Sipas tij, për heqjen e kësaj plaçkë tashmë është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Periudha e nënshkrimit të peticionit online ka zgjatur tri javë.

***

Mbi 10 mijë nënshkrime janë mbledhur në Peticionin për heqjen e homologimit në Kosovë.

I njëjti është dërguar sot në Kuvendin e Kosovës, në të cilin kërkesa kryesore është heqja e tërësishme e obligimit të homologimit në Kosovë.

Çështja e homologimit të veturave u bë temë aktuale në vend pas seancës së mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Trajtimi i çështjes së lartëpërmendur është bërë edhe në aspektin e monopolist në homologim.

Aktualisht në Kosovë ky shërbim kryhet vetëm nga kompania “EuroLab”.

Deputetët në seancën e mbajtur kishin kritikuar edhe për faktin se veturat e reja  të cilat sillen nga vendet e tjera në Kosovë, detyrohen t’i nënshtrohen homologimit dhe në këtë formë, kostoja është shumë më e lartë për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat