Rasti i vrasjes së 11 vjeçarit, kërkohet hetim edhe për neglizhencën e Policisë

Aktuale

Rasti i vrasjes së 11 vjeçarit, kërkohet hetim edhe për neglizhencën e Policisë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:47
Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë

Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë nëpërmjet një konference për media ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Drejtoresha e KOMF-it  Donjeta Kelmendi, tha se kërkojnë që Prokuroria të veprojë menjëherë për zbardhjen e rastit.

 "KOMF kërkon veprime të menjëhershme nga Prokuroria për zbardhjen e rastit. Sipas Policisë së Kosovës viktima ka pasur shenja dhune. Raporti mjekësor i autopsisë ka bërë të ditur se viktima ishte dhunuar tri herë dhe plaga ka qenë e freskët. Akoma më shqetësuese mbetet se nëna e viktimës ka thënë se e ka njoftuar Policinë e Kosovës për shqetësimet se fëmija i saj ishte dhunuar nga i njëjti person", tha ajo.

KOMF kërkon nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të hetojë nëse ka pasur neglizhencë nga Policia.

Ndryshe sot Policia ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar një 20 vjeçar si të dyshuar për vrasjen e fëmijës 11 vjeçar. I mituri fillimisht ishte dhunuar e më pas ishte vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat