Pacolli akuzon Haradinajn: Ka guxim vetëm për të vjedhë

Aktuale

Pacolli akuzon Haradinajn: Ka guxim vetëm për të vjedhë

Nga: A.Zh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:15
Ramush Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimi Evropian, nuk po binden se Kosova ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kjo sipas saj, pasi kryeministri dhe ministrat e tij, çdo ditë po bëjnë skandale, duke ndërhyrë në procese që do të duhej të ishin të pavarura.

Pacolli ka akuzuar Ramush Haradinajn se ai ka “guxim vetëm për të vjedh” dhe se këtë po e bën më së miri, përcjell Bota sot.

Sipas saj, rrëzimi i Qeverisë është lobimi më i mirë.

Reagimi i Pacollit:

Nuk po binden shtetet anëtare të BE-së se Kosova ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po normal që nuk binden sepse Kryeministrit e ministrave të tij nuk iu kalon ditë pa bërë ndonjë skandal duke filluar nga ndërhyrjet në procese që do të duhej të ishin të pavarura deri tek nënshkrimet e kontratave për ti mbushur xhepat e tyre.

Ky Kryeministër ka guxim vetëm për me vjedh dhe atë po e bënë më së miri dhe në mënyrë transparente.

Lobimi më i mirë është rrëzimi i qeverisë.

#zgjedhjetëreja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat