Larguan deklaratat e Macronit për Kosovën nga titujt kryesorë, këshilltari i Pacollit u reagon mediave serbe

Aktuale

Larguan deklaratat e Macronit për Kosovën nga titujt kryesorë, këshilltari i Pacollit u reagon mediave serbe

Nga: A.Zh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:17
Jetlir Zyberaj dhe Behgjet Pacolli

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se mediat serbe, kanë larguar deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për Kosovën si shtet nga titujt kryesorë.

Ai ka thënë se kjo dëshmon që Serbia nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit në mënyrën se si funksionon, përcjell Bota sot.

“Shteti i Serbisë*, përsëri tregoi se është një autokraci që kontrollon mediat dhe mënyrën se si duhet të mendojë një shoqëri. Duke larguar deklaratat e Presidentit Macron për Kosovën si shtet nga titujt kryesorë, Serbia* ka dëshmuar se nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit në mënyrën se si funksionon. *Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka shkruar Jetliraj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat