Haradinaj jep detaje të reja për Demarkacionin me Malin e Zi, ja për çka po përgatiten

Aktuale

Haradinaj jep detaje të reja për Demarkacionin me Malin e Zi, ja për çka po përgatiten

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj dhe Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje të reja sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka publikuar nj fotografi pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Ai thotë se janë dakorduar për përgatitjet që po bëhen për takim me malazezët për korrigjimin e kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Takim pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, me të cilin dakorduam për përgatitjet që po bëhen për takim me homologët malazezë për shënimin dhe korrigjimin e kufirit shtetëror me Republikën e Malit të Zi”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat