Lëvizja Vetëvendosje pret në takim zyrtar delegacionin britanik

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje pret në takim zyrtar delegacionin britanik

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:52
Pamje nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim një delegacion zyrtar nga Mbretëria e Bashkuar.

Në krye të këtij delegacioni ishte Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Zyrën për Marrëdhënie të Jashtme në Britani, Andreu Page, drejtuese e Sektorit të Analistëve, Susan Laffey dhe Ambasadori Ruairi O’Connell.

Nga radhët e Vetëvendosjes në këtë takim ishin prezent kryetari Albin Kurti, deputetët Glauk Konjufca, Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci.

Në këtë takim është folur për mungesën e zhvillimit ekonomik, nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë, nevojën për reformim të sistemit të drejtësisë dhe nevojën e lidhjes të sistemit edukativ me ekonominë.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat