Berisha: Plani i Integritet vjen në një moment të rëndësishëm për FSK-në

Aktuale

Berisha: Plani i Integritet vjen në një moment të rëndësishëm për FSK-në

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:46
Ministria e Mbrojtës ka lansuar sot Planin e Integritet

Ministria e Mbrojtës ka lansuar sot Planin e Integritet, i cili bën pjesë në dokumentet e rëndësishme strategjike të kësaj ministrie dhe është në përputhje të plotë me kriteret e NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se ky plan vjen në kohën kur ka filluar implementimi i planit gjithëpërfshirës i tranzicionit, e që sipas tij, kjo është një periudhë shumë e rëndësishme.

Berisha: Plani i integritet vjen në një moment të rëndësishëm për FSK-në

“Plani i integritetit 2019-22, pavarësisht që është në vazhdimësi të planit paraprak i cili u zbatua me sukses në të kaluarën, tani vjen në një moment shumë të rëndësishëm kur kemi filluar të implementojmë planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. Fakti që ne do të zgjerohemi në rekrutim dhe gradim, por edhe mjete dhe pajisje, paraqet nevojën e avancimit të parimeve të integritetit në të gjitha këto fusha. Vlen të theksohet që në kuadër të planit parashihet t’i kemi videot dhe audio-incizimet e të gjitha proceseve të rekrutimit, gradimeve, për personalin ushtarak, civil në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe në FSK, duke bërë kështu institucionin model në Kosovë”, tha ai.

Berisha tha se FSK për tetë vjet me radhë është institucioni më i besueshëm në vend, që sipas tij kjo ka ardhur edhe falë planit të integritetit.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Strand Sjaastad, tha se duke krijuar integritet në Ministrinë e Mbrojtës, bëhen përgatitjet për të qenë partner i NATO-s.

Sjaastad: Besoj që Kosova do të ketë sukses në arritjen e standardeve evropiane

“Duke krijuar integritet në Ministrinë e Mbrojtjes, gradualisht do ta përgatitni veten për të qenë partner i NATO-s në të ardhmen. Besoj që Kosova do të ketë sukses për të bërë tranzicionin e nevojshëm dhe për të arritur standardet evropiane nëse përkushtimi ekziston në të gjitha nivelet”, tha ai.

Në lansimin e Planit të Integriteti 2019/22 u tha se i njëjti është dizajnuar në përputhje me kriteret, praktikat dhe metodologjinë më të avancuar.

Ndryshe,  plani fokusohet edhe në mësimet e nxjerra nga organizatat e specializuara në këtë fushë, siç është Qendra norvegjeze për integritet në sektorin e Mbrojtjes.

Objektivat kryesore të këtij plani janë avancimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, parandalimi i konfliktit të interesit, avancimi i sistemit të prokurimit dhe kontraktimit, përmirësimi i sistemit të menaxhimit të burimeve materiale financiare dhe aseteve, si dhe fuqizimi i mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat