Lepaja: At Gjeçovi, figurë historike që bashkon

Aktuale

Lepaja: At Gjeçovi, figurë historike që bashkon

Nga: G.B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:55
Fadil Lepaja

Njohësi i çështjeve aktuale në vend, Fadil Lepaja ka reaguar ndaj dëmtimit të përmendores së At Gjeçovit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se mbrojtësit e figurës së tij, më shumë po  përhapin urrejtje se sa që po e promovojnë jetën dhe veprën e mrekullueshme të priftit atdhetar.

Postimi i tij i plotë:

At GJEÇOVI, FIGURË HISTORIKE QË BASHKON

Është ngritur shumë pluhur rreth aktit të shëmtuar të dëmtimit të përmendores së At Gjeçovit. Mbrojtësit e figurës së tij, në të shumtën e rasteve, nëpër rrjetet sociale dhe media po përhapin urrejtje më shumë sesa po e promovojnë jetën dhe veprën e mrekullueshme të priftit atëdhetar.
Në vend se me u marë me luftë kundër të gjithë atyre të cilët kanë pasë motiv me dëmtue përmendoren e At Gjeçovit, dhe duke thelluar mosdurimin fetar nëkëtë vend, do të ishte e mrekullueshme një iniciativë e përbashkët për ringritjen e saj. Këtë akt primitiv nuk e ka bërë asnjë besimtar i devotshëm, as një shqiptar i qytetruar por është akt i paramenduar të fus përqarje dhe mosdurim fetar ndër shqiptarët.
Kushdo që e mbronë At Gjeçovin duke fut dyshime në mes qytetarëve e besimtarëve e bënë në fakt punën për atë që ka porositur dëmtimin e përmendores.
Mediat mund të luajnë me zjarrin në teren më pak të ndezshëm.
Ne kemi besimet e ndryshme, por kulturën dhe gjakun e kemi një!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat