VV kërkon mbledhje urgjente për ndërhyrjen e Haradinajt dhe Hoxhajt në mbylljen e universiteteve

Aktuale

VV kërkon mbledhje urgjente për ndërhyrjen e Haradinajt dhe Hoxhajt në mbylljen e universiteteve

Nga: G.B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:04
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti nga radhët e VV-së, Driton Çaushi, ka njoftuar se ka kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Arsimit të Kuvendit të Kosovës. Arsyeja e mbledhjes lidhet me ndërhyrjen brutale dhe arbitrare nga Kryeministri Haradinaj, zv. kryeministri Hoxhaj e Ministri Bytyqi në punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se motivet e ndërhyrjes kundër Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë tërësisht klienteliste dhe elektorale.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot kam kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Arsimit të Kuvendit të Kosovës. Arsyeja e mbledhjes lidhet me ndërhyrjen brutale dhe arbitrare nga Kryeministri Haradinaj, zv. kryeministri Hoxhaj e Ministri Bytyqi në punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Arsyet e vendimit për mosakreditim të tri universiteteve publike dhe atyre private nga KShC lidhen me mungesën e plotësimit të standardeve cilësore akademike që i kërkohen një universiteti. Kurse motivet e ndërhyrjes kundër Këshillit Shtetëror të Cilësisë janë tërësisht klienteliste dhe elektorale.

Arsimi në Kosovë kështu është degraduar. Dikush për kapital simbolik merr doktoraturë, dikush tjetër për punësime e regjistrime kërkon bazë elektorale. Si rezultat, arsimi në Kosovë nuk po prodhon as qytetarë të mirë, as kuadro për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat