Edhe misioni i OSBE-së ka reaguar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.
Përmes një komunikate për media, shefi i zyrës së OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të policisë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit lidhur me këtë rast.
“Reagimi i Policisë së Kosovës tregon se komunitetet pakicë në Kosovë nuk do të neglizhohen”, ka thënë Braathu.
Po ashtu, ky mision e ka ngushëlluar familjen e viktimës.
Ndërkaq më herët, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar sqarimin e rrethave të rastit tragjik.