Tali i kundërpërgjigjet Buxhovit për VV:  Nuk ka mundur të rekrutoj aktivistë nga Islanda

Aktuale

Tali i kundërpërgjigjet Buxhovit për VV:  Nuk ka mundur të rekrutoj aktivistë nga Islanda

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:30
Jusf Buxhovi

Ish kandidati  për deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, i ka reaguar shkrimtarit Jusf Buxhovit, i cili ka thënë se bërthama e Vetëvendosjes është marksiste-leneniste.

Tali ka shkruar në Facebook, se “LV është "organizatë" e krijuar në Kosovë. Andaj aty mund të gjesh aktivistë të profileve të ndryshme (na pëlqej apo jo), por që e kanë pranuar Statutin dhe Programin e saj”.

Postimi i plotë:

Jusuf Buxhovi: Bërthama e Vetëvendosjes është marksiste-leneniste.

.....

LV është "organizatë" e krijuar në Kosovë. Andaj aty mund të gjeshë aktivistë të profileve të ndryshme (na pëlqej apo jo), por që e kanë pranuar Statutin dhe Programin e saj.

LV nuk ka mundur të regrutoj aktivistë nga Islanda apo Findlanda (flas për nga origjina), pos nga Kosova!!! E ne jemi këta që jemi.

Habitem kur këto fjalë i dëgjojë prej njërit nga thmeluesit të LDK'ës, e cila që nga fillimi akuzohej po kështu: se kontrollohet nga titistët por edhe besa nga enveristët.

E çfarë do të mund të bënte Rugova nē vitet 90'ta?! Ti largonte këta, kur atëbotë shoqëria jonë pothuajse ishte ndarë në dysh në titistë (ose simpatizantë, Rrahman Morina në 1987 e pati dhënë shifrën mbi 80 mijē libreza të LKJ'ës në Kosovë) dhe enveristë (ose simpatizantë të Enverit, ama shumica nga ata simptizantë të atij "Enverit të Kosovës" ndonëse jo edhe pak nga ata edhe të atij origjinalit).

Kam rastisë të jem "në bërthamë" të LV'ës, në fillim fare. Atë botë quheshim KAN.

Ama asnjë nga "bërthama" nuk ka qenë aktivist në skenën politike të Kosovës ( RSFJ'ës) për faktin se ishin të rinjë (biologjikishtë). Dhe pjesa tjetër (rreth 1/3) ishin nga vendet perëndimore, po ashtu biologjikishtë të rinjë. Madje, shumica dërmuese nga ata as që e kishin parë ka rrëzohet "Muri i Berlinit", sepse kanë qenë duke shikuar filma vizatimorë.

Andaj "komplekset e Jauja", të kesaj natyre mos shikoni t'i shëroni nëpërmes LV'ës.

Po e përsërisë veten, "unë personalisht nuk jam i kënaqur me LV'ën (100% jo se jo), nuk është ajo LV'ja të cilën unë dua ta shohë!

Por, a është "produkti ma i mirë në treg", që shoqëria osocare ka mundësi ta prodhojë në këto rrethana, pa asnjë dyshim: PO (e madhe)!!!

A e ka LV udhëqësin dhe udhëheqësinë (pra ata që vendosin në emër të LV'ës) ma të mirën (qoftë në aspektin intelektual, qoftë moral e për korruspion as që duhet të flasim) krahasuar me partitë tjera? Padyshim se PO!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat