Albin Kurti, nderon Azem Galicën

Aktuale

Albin Kurti, nderon Azem Galicën

Nga: V.R Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:35
Albin Kurti
Kurti, ka deklaruar se Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij

Postimi plotë i Albin Kurti:

Me rastin e 95 vjetorit të rënies së Azem Bejtës, sot një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! vizituam shpellën ku atëbotë ia fshehën trupin bashkëluftëtarët dhe ku për gjysmë shekulli preheshin eshtrat e tij.

 

Në fshatin Përçevë të Klinës ishim bashkë me aktivistët tanë të Qendrës sonë atje.

 

Më pas vazhduam për në Galicë të Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare i cili për 12 vjet rresht luftoi e rezistoi kundër forcave serbe të Nikola Pashiqit.

 

Aty bëmë homazhe e vendosëm lule të freskëta bashkë me aktivistë të Qendrave Vushtrri e Skënderaj.

 

Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.

 

Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat