Zbulohet skandali se pse mantelbardhët nuk po paguhen njëjtë

Aktuale

Zbulohet skandali se pse mantelbardhët nuk po paguhen njëjtë

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:48
Ilustrim

Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani ka zbuluar se të gjithë ata mantelbardhët që nuk janë anëtarë të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës paguhen më pak së anëtarët e saj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar falje nëse dikush nga përgjegjësit institucional do të gjejë bazën ligjore mbi të cilin mbështet ky vendim diskriminues.

Postimi i plotë:

Kriteri kryesor "për punë të njejtë pagë e njejtë", që i ka imponu shumë zgjidhje në Ligjin e pagave, që ndoshta nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e shumë grupeve, nga sot po shkelet me të dy këmbët në spitalet tona.

 

Të gjithë ata që nuk janë anëtarë të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës nuk do të paguhen barabar për orët shtesë dhe orët në kujdestari. Ata do të paguhen shumë më pak!

 

Mentelbardhët kanë të nënshkruar kontratë me institucionet shëndetësore që menaxhohen nga Ministria dhe Komunat. Kontrata i obligon të punësuarit që të tejkalojnë normën prej 40 orëve në javë me qëllim përmbushjen e obligimit që ka institucioni për dhënie të shërbimeve 24 orë, derisa punëdhënësi detyrohet të i paguaj për kohën shtesë që në shëndetësi njihen si kujdestari.

Pra, mjekët dhe infermieret duhet të paguhen njejtë pa marë parasyshë a janë anëtar të organizimeve tjera për të cilën nuk obligohen ligjërisht.

Unë do të kërkoj falje publike, nëse dikush nga përgjegjësit institucional do të ma gjejë bazën ligjore mbi të cilin mbështet ky vendim diskriminues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat