Buxhovi i kërkon falje FSK-së, për shkak të një lapsusi

Aktuale

Buxhovi i kërkon falje FSK-së, për shkak të një lapsusi

Nga: G.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 09:15
usuf Buxhovi

Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi, ka kërkuar falje nga FSK-ja, për shkak se e ka ngatërruar atë me TMK-në, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, i ka shpëtuar një lapsus, ku derisa ka folur për çmilitarizimin e UÇK-së, pa qëllim, e ka ngatërruar FSK-në me TMK-në.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LAPSUS: Ngatërrimi i FSK-në me TMK-në

Gjatë intervistës së mbrëmshme me Zërin e Amerikës më ka shpëtuar një lapsus, me ç'rast, duke folur për çmilitarizimin e UÇK-së, pa qëllim, kam ngatërruar FSK-në me TMK-në, edhe pse nga konteksti i intepretimit të kësaj ngjarje kjo kuptohet. Që të heqet çdo keqkuptim, kërkoj falje nga FSK-ja për këtë lapsus, ngaqë ajo nuk është objekt trajtimi në vëllimin VI dhe VII të "Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat