Haradinaj në takim me gjeneralin Wolters: Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes

Aktuale

Haradinaj në takim me gjeneralin Wolters: Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:27
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit Ramush Hadrinaj në takim me gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, ka thënë se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-s.

Postimi në Facebook:

Në takim me gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR), potencova se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-s. Kosova, në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, është e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga aleatët tanë. Mirënjohës grave dhe burrave që në misionin e NATO-s, KFOR, tani e dy dekada shërbyen për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat