Vdekja nga dhuna e 11 vjeçarit: Kërkohet hetim nga Prokuroria edhe për zyrtarët policor

Aktuale

Vdekja nga dhuna e 11 vjeçarit: Kërkohet hetim nga Prokuroria edhe për zyrtarët policor

Nga: M.H Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ditë më parë është bërë raportimi për vdekjen e 11- vjeçari nga Komuna e Fushë Kosovës i cili na bazë të deklaratës së nënës së viktimës por edhe shkrimeve të publikuara në media, del që rasti është raportuar në polici për abuzim seksual.

Në datën 29 janar 2019 dhe tek pas 3 muajve më datë 15 prill 2019, është parashtruar kallëzim penal ndaj personit të dyshuar dhe i njëjti rast ishte proceduar në prokurori. Ndërsa prokuroria nuk kishte ngritur aktakuzë për këtë rast dhe personi për të cilin familja po pretendonte që ishte kryerësi kishte mbetur i lirë.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF, i cili kërkoi që të hetohet rasti nëse ka pasur neglizhencë nga Policia.

Më tej, njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, për “Bota sot” tha që rasti duhet të hetohet nëse ka neglizhencë nga ana e policisë dhe se nëse kemi të bëjmë me neglizhencë atëherë të merren masa.

“Mendoj se ky rast duhet të hetohet deri në fund për të parë nëse ka pasur neglizhencë nga policia sipas pretendimeve të familjes së viktimës se rasti është paraqitur më parë në polici për dhunë seksual ndaj të miturit. Dhe nëse vërtetohet kjo, përgjegjësit apo zyrtarët policor që kanë neglizhuar këtë rast, sidomos nëse kjo neglizhencë është bërë edhe përshkak të përkatësisë nacionalitetit të viktimës, kjo e rëndon akoma këtë neglizhencë të zyrtarëve policor dhe hap një çështje shumë problematike në raport mes policisë dhe qytetarëve.

Image
Nexhat Haziri

Dhe përgjegjësit e këtij rasti nga ana e policisë së Kosovës duhet ndjekur jo vetëm për neglizhencë në detyre, por edhe për diskriminim racor dhe etnik. Po ashtu e njëjta përgjegjësi duhet kërkuar edhe nga prokuroria për mos trajtimin adekuat të kallëzimit penal dhe si rezultat i kësaj neglizhence nga këto dy institucione ne kemi një jetë të humbur të një fëmije 11 vjeçar”, përfundoi Haziri.

Ndërsa pak më parë është marrë vendimi nga Gjykata Themelore duke i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat