Haradinaj për universitetet e pa akredituara: A t’i mbyllim krejt pra?

Aktuale

Haradinaj për universitetet e pa akredituara: A t’i mbyllim krejt pra?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sërish ka kritikuar vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për tërheqjen e akreditimit për tri universitetet publike, atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, duke thënë se është sjellur me indiferencë.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Fushë Kosovës.

Haradinaj: Nuk guxojmë të sillemi ashtu ndaj fëmijëve

“Jam kapak në procese dhe i shoh disa procese, për shembull ju jeni të ri këtu, sikur të ishim sot në Mitrovicë, ju e dini Mitrovica Trepçën se ka më, ekonomi nuk ka, plot familje, fëmijët i kanë në shtëpi, në vend që me e ndal programet për ata fëmijë është dashur me kërkua një takim alarmues me të gjithë që me e ndryshua ose cilësinë ose me ndryshua ato kritere. Por me u sill me aq indiferencë në vend thua se po flas, s’po e di për çka dhe me i ndal programet me i lënë të gjithë ata fëmijë, dikush po thotë fakultetet tona janë të këqija, atëherë a t’i ndalim krejt pra, ne nuk guxojmë të sillemi ashtu ndaj fëmijëve”, tha ai.

Këshillit Shtetëror të Cilësisë me 15 korrik ka votuar rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit, si dhe Kolegji Fama, Kolegji Iliria, Kolegji Tempulli dhe Kosovo Art Academy, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të ri për këtë vit akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat