Pacolli po merrë pjesë në Ministerialin e dytë për liritë fetare

Aktuale

Pacolli po merrë pjesë në Ministerialin e dytë për liritë fetare

Nga: Z.B Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se me ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, është duke marrë pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme

Postimi i plotë:

Sot më ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo duke marre pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës. Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme.
Unë do të paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat