Veseli takon kongresmenin Zeldin, sponzorizues i rezolutës për vëllezërit Bytyçi

Aktuale

Veseli takon kongresmenin Zeldin, sponzorizues i rezolutës për vëllezërit Bytyçi

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:25
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot Kongresmenin Lee Zeldin, i cili bashkë me Kongresmenin Eliot Engel ka sponzorizuar rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përmes kësaj rezolute e cila u votua dje nga Komiteti për punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, i bëhet thirrje Serbisë që të gjejë dhe të dënojë kriminelët serbë që kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.

Kryeparlamentari Veseli e falënderoi kongresmenin Zeldin për përkushtimin e tij në hartimin e rezolutës për vëllezërit Bytyçi si dhe për angazhimin e tij dhe të Kongresit Amerikan që kjo rezolutë të miratohet.

Me këtë rast Kongresmeni Zeldin theksoi se gjetja dhe dënimin i vrasësve të vëllezërve Bytyçi është parakusht për Serbinë për rregullimin e raporteve me SHBA.

Kryeparlamentari Veseli e informoi kongresmenin për iniciativën e tij për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, si një hap që duhet të ndërmerret për të sjellë drejtësi për mijëra viktima civile.

Po ashtu, Veseli dhe Zeldin biseduan edhe për zhvillimet tjera politike në Kosovë e regjion, si dhe për bashkëpunimin ndërsektorial mes institucioneve të SHBA-ve dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat